Please enter at least 3 characters.

Përfundon asfaltimi i rrugës “Agim Ramadani”, Rama: Nga sot e hapur për qarkullim

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka njoftuar se kanë përfunduar punimet për asfaltimin e rrugës “Agim Ramadani”, e cila nga sot është hapur për qarkullimin e automjeteve.

Sipas Ramës, punimet janë zhvilluar me intensitet të lartë dhe kanë vazhduar edhe gjatë natës, me qëllim që rruga të vihet sa më shpejt në shfrytëzim për qytetarët.

“Pas një pune të pandalshme, edhe gjatë natës, asfaltimi i rrugës ‘Agim Ramadani’ ka përfunduar. Sot, rruga hapet për qarkullim për të gjithë qytetarët”, ka bërë të ditur Rama.

Hapja e këtij segmenti pritet të lehtësojë qarkullimin në një nga rrugët kryesore të kryeqytetit dhe të përmirësojë lëvizjen e automjeteve në këtë zonë.

Punimet në rrugën “Agim Ramadani” janë pjesë e investimeve të Komunës së Prishtinës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit në kryeqytet. /Telegrafi/