Në kuadër të planit të punës për vitin 2017, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka përfunduar punimet për ndërhyrje emergjente në shtëpinë e familjes Shpejti, aset në Listën e Trashëgimisë Kulturore nën mbrojtje të përkohshme. Me këtë projekt QRTK Prizren shënon përmbylljen e suksesshme dhe plotësimin e objektivave të parapara për vitin 2017.
Gjatë vitit 2017 QRTK e Prizrenit ka realizuar ndërhyrje konservuese në kuadër të Programit për ndërhyrje emergjente në 20 asete të trashëgimisë kulturore.
Ndërhyrjeve konservuese janë zhvilluar në pesë shtëpi tradicionale.
Shtëpia e Familjes Ukallo
Ndërhyrjet e realizuara:- Restaurimi i konstruksionit dhe mbulesës së kulmit;- Përforcimi dhe rehabilitimi i konstruksionit të tavanit;- Restaurimi i fasadës lindore dhe perëndimore;Shtëpia e familjes OkqabollNdërhyrjet e realizuara:- Restaurimi i konstruksionit dhe mbulesës së kulmit;- Restaurimi i fasadës perëndimore;Kompleksi i familjes DriniNdërhyrjet e realizuara:Shtëpia- Restaurimi i konstruksionit dhe mbulesës së kulmit;Hambari- Përforcimi dhe rehabilitimi i konstruksionit të mureve të hambarit;- Restaurimi i konstruksionit dhe mbulesës së kulmit;- Restaurimi i fasadës lindore;- Restaurimi i shkallëve të brendshme;- Shtrimi i dyshemesë së re në përdhes dhe kat;Shtëpia e familjes MorinaNdërhyrjet e realizuara:- Restaurimi i konstruksionit dhe mbulesës së kulmit;- Përforcimi dhe rehabilitimi i konstruksionit të tavanit;- Përforcimi i mureve të jashmte;- Shtrimi i dyshemesë në çardak në katin e parë;Shtëpia e familjes ShpejtiNdërhyrjet e realizuara:- Përforcimi dhe rehabilitimi i konstruksionit të tavanit;- Rehabilitimi i konstruksionit meskatësh;- Rindërtimi dhe vendosja e dritareve të reja nga druri.