Please enter at least 3 characters.

Përfitimet e shumta shëndetësore që na i mundëson joga

2018/06/yoga-pilates.jpg

Është dëshmuar shkencërisht përmes praktikantëve në të gjithë botën se disiplina mbi 5 mijë-vjeçare e jogës përmirëson ndjeshëm shëndetin fizik, mendor dhe gjendjen shpirtërore.

Paraprakisht duhet të keni parasysh se joga vazhdimisht po është praktikë në rritje, e cila aplikohet nga shumë personalitete të njohura botërore.

Joga njihet për relaksimin dhe lehtësimin e mendjes që ua mundëson njerëzve. Ndër tjerash, joga është e mirë edhe për largimin e stresit për shkak të teknikave të frymëmarrjes që aplikohen.

Ne do të përmendim vetëm disa sëmundje, kushte dhe probleme për të cilat aplikimi i jogës mund të jetë i dobishëm:

- Për t'i larguar rrudhat në fytyrë
- Për lehtësimin e dhimbjeve të kokës
- Për kontrollimin e shtypjes së gjakut
- Për ta larguar nervozën
- Për ta lehtësuar lodhjen dhe rraspaktijen
- I rregullon problemet me rrugët e frymëmarrjes
- Parandalon rënien e flokëve
- I trajton dhimbjet në gjoks, këmbë, kofshë, qafë, shpinë, etj.
- Largon celulitin, etj. /kp/Telegrafi/