Please enter at least 3 characters.

Perez: Reali do ta lë shpirtin në fushë për ta fituar Ligën e Kampionëve

2017/05/ZidanePerez-e1495557310380.jpg
262:"MADRID, SPAIN - JANUARY 04: Real Madrid CF president Florentino Perez (R) poses for a picture with Zinedine Zidane (L) as new Real Madrid head coach at Santiago Bernabeu Stadium on January 4, 2016 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, thotë se Los Blancos do ta lënë shpirtin në fushë në finale të Ligës së Kampionëve.

Mbretërit luajnë kundër Juventusit në finalen e 3 qershorit në Cardiff dhe ata mund të bëhen skuadra e parë qe e fiton dy vite radhazi trofeun në formatin aktual.

“E kemi finalen më 3 qershor. Nuk do të jetë lehtë, mirëpo do t’i japim shpirtrat tanë deri në sekondën e fundit për të fituar”.

“Kjo skuadër tashmë e ka dëshmuar vlerën që ka dhe ëndrra jonë është që të kthehemi këtu më 4 qershor dhe të festojmë sërish”, ka deklaruar Perez në një konferencë për shtyp.

Ai njëherësh e ka lëvduar edhe trajnerin e Realit, Zinedine Zidane.

Sido që të jetë, fitorja ndaj Juventusit është detyrë e vështirë për kampioni në fuqi të Ligës së Kampionëve, duke qenë se Bianconerët nuk e kanë humbur asnjë ndeshje këtë edicion në garën më të madhe të klubeve. /Telegrafi/