Please enter at least 3 characters.

Perez dhe Alonso shikojnë dy mesfushorë nga Liga Premier - por duhet të shpenzojnë shumë

Real Madridi është në kërkim të një mesfushori të ri, ndaj “Los Blancos” janë lidhur me disa emra në mbarë Evropën.

Florentino Perez dhe Xabi Alonso kishin menduar më herët për transferimin e Rodrit nga Manchester City, por kjo lëvizje nuk pritet të ndodhë, pasi “Citizens” janë gati t’i ofrojnë atij një kontratë të re.

Për këtë arsye, madrilenët po shqyrtojnë objektiva të tjerë, me Alonson që e konsideron prioritet përforcimin e mesfushës.

Performanca e Real Madridit në Kupën e Botës për Klube, kundër Al-Hilal dhe PSG-së, ka nxjerrë në pah dobësitë në këtë repart, ku madrilenët u dominuan dhe patën vështirësi në lojë. Kjo ka shtuar urgjencën për të gjetur një mesfushor të fortë dhe fizikisht të pranishëm në duele.

Në garë për një lojtar të këtij profili është edhe Manchester United, që aktualisht ka Casemiron dhe Manuel Ugarte, por trajneri Ruben Amorim dëshiron një alternativë tjetër.

“Djajtë e Kuq” po synojnë Carlos Baleban nga Brighton, ndërsa më herët ishte raportuar se Real Madridi mund të hynte në garë nëse United nuk arrinte marrëveshje.

Megjithatë, Baleba nuk shihet si objektiv i “Los Blancos” këtë verë.

Sipas Daily Mail, klubi spanjoll është fokusuar te Adam Wharton i Crystal Palace, një lojtar për të cilin dikur ishte interesuar edhe Manchester United. “Eagles” nuk dëshirojnë ta shesin, por interesi nga Real Madridi mund të ndryshojë situatën.

Me afatin kalimtar që po i afrohet fundit, pritet që ditët e ardhshme të jenë vendimtare për të parë nëse Wharton do të transferohet në “Santiago Bernabeu”. /Telegrafi/