Please enter at least 3 characters.

Për të dytën ditë me radhë në Gjermani rritet numri i të vdekurve me COVID-19, për 24 orë humbin jetën 315 persona

2020/04/3-25.jpg

Gjermania për të dytën ditë me radhë ka regjistruar numrin më të madh të vdekjeve nga COVID-19, derisa edhe numri i të infektuarve nga çasti në çast po rritet.

Ky vend tashmë ka regjistruar 315 vdekje të reja brenda 24 orëve, duke bërë që numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën në këtë vend të shkojë në 3.800, transmeton Telegrafi.

Si rezultat edhe i numrit të madh të infektuarve, ka bërë që numri i përgjithshëm në tërë Gjermaninë të tejkaloj shifrën prej 130 mijë.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë, për 9.7 për qind ka pasur rritje të rasteve të reja me COVID-19.  /Telegrafi/