Please enter at least 3 characters.

Për shkak të mjegullave të mëdha është ulur dukshmëria në disa akse rrugore të Maqedonisë

2018/11/Mjegull.jpg

Për shkak të mjegullës, dukshmëria është zvogëluar në disa akse rrugore në të gjithë vendin.

Siç njoftoi Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” pasditen e sotme, është ulur dukshmëria prej 100 deri në 150 metra në rrugët magjistrale Manastir – Prilep, Negotinë – Demir Kapi – Udovë, Shkup – Veles dhe Veles – Shkup, nga 50 deri në 60 metra në rrugët Shtip - Radovish - Strumicë, Ohër - Strugë, Ohër - Resnjë, Koçan - Vinicë dhe Veles - Shtip dhe deri në 100 metra në rrugën Sveti Nikollë - Kumanovë dhe në qafën malore Pletvar.

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme dhe në rrugë me lagështi./Telegrafi/