Për mëngjes të shëndetshëm: Palapeta me tërshërë
14/08/2019
Përbërësit:
- 1 vezë
- 1 të bardhë të vezës
- 3 lugë gjelle tërshërë e mbështjellë
- 3 lugë gjelle qumësht
- Pluhur kakao (nëse dëshironi palapeta çokollate)
Instruksionet:
- Kombinoni të gjithë përbërësit dhe përzieni mirë
- Mund ta gatuani palapetën me vaj ose pa të. Vendoseni brumin në tigan, mbulojeni me kapak dhe gatuajeni derisa secila anë të ketë marrë ngjyrë kafe.
- Palapetën mund ta shoqëroni me pemë të ndryshme. /Telegrafi/


