Please enter at least 3 characters.

Për dallim nga Qeveria, Miftaraj thotë se me ardhjen e LVV-së në pushtet Kosova është më keq në renditjen për sundimin e ligjit

2022/10/Ehat-Miftaraj-foto-Ridvan-Slivova-3-e1666854719845.jpg

Projekti i Drejtësisë Botërore (WPJ), këtë vit ka renditur Kosovën në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për sundimin e ligjit.

Sipas WJP-së, Kosova gjithashtu është renditur edhe në vendin e dytë në mbarë botën për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit gjatë vitit të kaluar.

E këtë rezultat për dallim nga Qeveria e Kosovës që e pau si mjaftueshëm të mirë, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) e sheh ndryshe.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kosova është me keq në renditje prej kohës kur në pushtet ka ardhur Lëvizja Vetëvendosje.

“Renditja e Kosovës sipas World Justice Project (WJP) Rule of Law Index në tre vitet e fundit:

Në vitin 2020, Kosova ishte në vendin e 54
Në vitin 2021, Kosova ishte në vendin e 60
Në vitin 2022, Kosova është në vendin e 57

Me fjalë tjera, Kosova është me keq në renditje prej kohës kur ka ardh VV në pushtet. Dhe nuk ka hapësire as për vetëkënaqësi e as për mburrje”, ka shkruar Miftaraj.

Postimi i plotë:Renditja e Kosovës sipas World Justice Project (WJP) Rule of Law Index ne tre vitet e fundit:Në vitin 2020, Kosova ishte nëvendin e 54Në vitin 2021, Kosova ishte nëvendin e 60Në vitin 2022, Kosova është në vendin e 57.Me fjale tjera, Kosova është më keq në renditje prej kohës kur ka ardh VV në pushtet. Dhe nuk ka hapësirë as për vetëkënaqësi e as për mburrje.Lista e personave/zyrtareve qe kanë marr pjesë në plotësimin e pyetësorëve nga Kosova:Adrian IslamiLaw Firm Adrian IslamiAlban KrasniqiArben Fetahu, Ascend Consulting LLCArta Dauti, University of Mitrovica “Isa Boletini”Bahtir IsmajliBesfort Rrecaj, University of PrishtinaBesim TafaEhat Miftaraj, Kosovo Law InstituteEnver Hasani, University of PrishtinaFatmire Haliti, Kosova Rehabilitation Centrefor Torture Victims (KRCT)Fisnik Salihu, RPHS LawFlorentina Grubi VulaGjyljeta Mushkolaj, University of PrishtinaHava Ismajli, University of PrishtinaIbadete Xhafa-Kuçi, Kosovo Bar AssociationKole Krasniqi, University of PejaKrenar LoshiLeonora Beka-Mehmeti, Kalo & AssociatesLuljeta Plakolli-Kasumi, University of PrishtinaMervete Shala, University for Business and TechnologyMytaher Haskuka, University of PrishtinaNerxhivane Dauti, University of PrishtinaOsman Havolli, Havolli & PartnersSarande Beqiri, Havolli & PartnersTeuta BekaAnonymous Contributors. /Telegrafi/