Please enter at least 3 characters.

Për 3 muaj në QKUK u realizuan 5 mijë e 664 analiza mikrobiologjike

2021/10/QKUK-foto-Ridvan-Slivova-1-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Në Shërbimin e Mikrobiologjisë Klinike të QKUK-së, për 3 muaj janë realizuar 5 mijë e 664 analiza mikrobiologjike.

Kështu ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, sipas së cilit nga to, 1 mijë e 806 mostra ishin të Traktit Urogjenital, 934 të Traktit Respirator dhe 511 të Traktit Gastrointestinal.

“Nga janari deri në mars u kryen edhe 1 mijë e 555 teste për infeksione spitalore, 196 teste imunokromatografike dhe 662 teste aerologjike”, thuhet në njofitm.