Please enter at least 3 characters.

Për 24 orë, në Kosovë ndodhën 84 aksidente dhe u dënuan mbi 1 mijë e 500 shoferë

2021/04/Ilustrim-Policia-e-Kosoves-PK-Policia-e-trafikut-rrugor-foto-Ridvan-Slivova-13-e1619774803634.jpg

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 84 aksidente trafiku, 25 prej tyre me persona të lënduar, kurse 59 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

Policia gjithashtu, ditën e enjte ka dënuar 1 mijë e 532 shoferë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Kurse, 495 tiketa janë shqiptuar për qytetarët që nuk kanë respektuar masat antiCOVID.

Policia po ashtu njofton se ka arrestuar 17 persona, 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse 1 në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/