Please enter at least 3 characters.

Pep Guardiola drejt largimit, Man City arrin marrëveshje me trajnerin e ri

Manchester City raportohet se ka arritur një marrëveshje në parim me trajnerin italian Enzo Maresca, sipas gazetarit të njohur Nicolo Schira.

Siç bëhet e ditur, palët kanë rënë dakord për një kontratë deri në verën e vitit 2028, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër. Megjithatë, lëvizja përfundimtare thuhet se varet plotësisht nga vendimi i trajnerit aktual, Pep Guardiola.

Në edicionin 2025/26 të Ligës Premier, Manchester City aktualisht mban vendin e dytë në tabelë, me 77 pikë të grumbulluara nga 36 ndeshje.

Më herët gjatë këtij sezoni, City e fitoi edhe FA Cup nën drejtimin e Guardiolës.

Tekniku katalunas raportohet se po kalon vitin e fundit në Angli, ngase dëshiron të pushojë për një periudhë para se të rikthehet për të drejtuar ndonjë kombëtare.

Ai ka fituar të gjitha trofetë e mundshme, andaj edhe pensionimi nuk do të ishte ndonjë vendim befasues./Telegrafi/