Pellegrini i kënaqur me paraqitjen në Kupë
16/01/2014
City vazhdon të befasojë rivalët me formën golashënuese në Etihad Stadium, por Pellegrini mendon se Blackburni ishte një rival më i vështirë se që tregon rezultati.
“Unë jam shumë i kënaqur, por mendoj se diferenca në mes dy skuadrave sot nuk ishte pesë gola. Mendoj se ne luajtëm ndaj një ekipi shumë të fuqishëm, Blackburn luajti një pjesë të parë shumë të mirë”.
“Ne nuk arritëm të gjejmë hapësira, ishte shumë e rëndësishme për ne ta shënojmë atë gol nga Alvaro në fund të pjesës së parë dhe në pjesën e dytë kishim më shumë hapësira dhe më shumë mundësi shënimi”.
“Por, përsëris, e uroj Blackburnin për shkak se ishte një ndeshje shumë e vështirë”, ka thënë kiliani. /Telegrafi/


