Pelikani ecën pa u ndalur, edhe pse në shpatulla ka një thikë të ngulitur (Video)
23/01/2018
Një pelikan është kapur duke ecur, derisa shihet një thikë e ngulitur në shpatullën e saj.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zogu i plagosur është kapur nga një video në Australi.
Aty zogu shihet duke ecur qetë me pelikanë të tjerë, me një thikë që po “lëkundej” në trupin e saj.
Shikuesit e tronditur mund të dëgjohen në xhirimet, ndërsa shikojnë kafshën e plagosur.
Videoja ishte postuar në Facebook nga Stephanie Downey në Danimarkë, një qytet bregdetar në juglindjen e largët të shtetit.
Thika e madhe duket jo edhe e shkurtë, por përkundër kësaj, ajo nuk duket ta pengojë pelikanin, pasi ecën lirisht në mesin e kopesë së saj. /Telegrafi/


