Please enter at least 3 characters.

Pëlcet gypi, mbesin pa ujë pa ujë Hajvalia, Veterniku, Çagllavica dhe Miradia

2020/03/gypi.jpg

Sot paradite ka pëlcitur tubi kryesor i furnizimit me ujë në fshatin Hajvali, që për pasojë ka lënë pa ujë të pijshëm banorët në katër lokalitete.

Siç njofton KRU “Prishtina”, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit menjëherë janë mobilizuar dhe janë në vendin e ngjarjes për të bërë përpjekje të shpejtë për sanim, transmeton Telegrafi.

Deri në sanimin e këtij defekti që ndodhi papritur pa ujë të pijshëm do mbesin një pjesë e fshatit Hajvali, Veterniku, Çagllavica dhe fshati Miradi.

Nuk bëhet e ditur se sa do të zgjasë sanimi. /Telegrafi/