Please enter at least 3 characters.

Pejë, konfiskohet një pistoletë dhe fishekë të kaibrave të ndryshëm

2018/05/konfi.jpg

Të enjten në Pejë, në ora 3:00, janë arrestuar dy meshkuj shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën udhëtonin është gjetur armatim.

Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Të arrestuarve i janë gjetur një pistoletë dhe tetë fishekë të kalibrave të ndryshëm. Me vendim të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/