Please enter at least 3 characters.

Peja në finale

2016/01/peja-n-euml-finale_hd.jpg

Pejanët ishin favorit në këtë takim dhe këtë epitet e vërtetuan që nga fillimi i takimit ku treguan dominim të plotë.

Në disponim të mirë sonte ishte Drilon Hajrizi i cili shënoi 33 pikë, 8 kërcime dhe 6 asistime, i ndihmuar nga Mario Edwards që kontribuoi me 24 pikë tjera. Ndërsa te Bashkimi u dalluan Darrell Lampley dhe Endrit Hysenagolli me nga 23 pikë.

Peja me këtë fitore kualifikohet në finale pas rezultatit përfundimtar të ndeshjeve 2-1 ndaj Bashkimit, ndërsa në finale e pret Sigal Prishtina e cila e kishte mposhtur më herët Trepçën me rezultat përfundimtar të ndeshjeve 2-0. /Telegrafi/