Please enter at least 3 characters.

Peja merr kreun përkohësisht

2016/01/peja-merr-kreun-p-euml-rkoh-euml-sisht_hd.jpg

Pejanët e udhëhequr nga Mario Edwards që shënoi 30 pikë dhe Samir Shaptahu i cili shtoi 25 sosh, u shkëputën në rezultat qysh në minutat e para të takimit dhe e ruajtën epërsinë deri në fund.

Tek Besa u dallua qendra e huaj, Nakea Miller me 24 pikë dhe Art Hajdari me 20 të tjera.

Peja me këtë fitore është pozicionuar e para në tabelë me 46 pikë, një më shumë se Sigal Prishtina që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/