Please enter at least 3 characters.

PDK-ja e LDK-ja në 'luftë' për Doganën

2017/02/Seanca-e-kuvendit-24-shkurt-Hashim-Thaci-dhe-Isa-Mustafa-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Zgjedhja e Bahri Berishës për drejtor të ri të Doganave të Kosovës ka futur në “luftë” dy partnerët e koalicionit qeveritar, Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Për të ardhur në këtë pozitë Berisha ka pasur përkrahjen e LDK-së, ndonëse në garë për këtë pozitë ka qenë edhe Lulzim Rafuna, ish-drejtor i Doganave, ku nën menaxhimin e këtij të fundit Dogana viteve të fundit në masë të madhe ka rritur të hyrat për buxhetin e shtetit.

Ditë më parë ish-kreu i PDK-së, aktualisht presidenti i shtetit, Hashim Thaçi, përmes një letre drejtuar kreut të Kuvendit, Kadri Veselit, e ka konsideruar si të jashtëligjshëm procesin e përzgjedhjes së drejtorit të ri, shkruan sot Gazeta "Zëri".

Por, të hënën, disa ditë më vonë, Ministria e Financave (MF) e cila udhëhiqet nga Avdullah Hoti i LDK-së ka sqaruar opinionin se procesi i përzgjedhjes së drejtorit të ri është konform procedurave të parapara. /Telegrafi/