Please enter at least 3 characters.

PDK do ta respektojë vendimin e Kushtetueses për Ekipin Negociator

2018/05/PDK-Konference-Enver-Hoxhaj-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka thënë se PDK do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Detyrat, Përgjegjësitë dhe Kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në Procesin e Dialogut me Serbinë.

Përmes një postimi në Facebook Hoxhaj ka theksuar se që nga fillimi, PDK ka besuar se Kosova ka institucionet legjitime për ta udhëhequr procesin e dialogut duke respektuar Kushtetutën e vendit.

“Ne do ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Detyrat, Përgjegjësitë dhe Kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në Procesin e Dialogut me Serbinë.

Nga fillimi, PDK ka besuar se Kosova ka institucionet legjitime për ta udhëhequr procesin e dialogut duke respektuar Kushtetutën e vendit. Ne vazhdojmë të besojmë, se megjithatë, konsensusi politik është i nevojshëm për ta arritur marrëveshjen finale me Serbinë që do të përfundonte me njohje të ndërsjelltë dhe ulëse në OKB.”, ka thënë zëvendëskryeministri Hoxhaj./Telegrafi/