PDK dhe Aleanca vazhdojnë aksionin para Qeverisë
28/08/2026
Asamblistë, drejtorë e aktivistë të PDK-së nga komuna e Ferizajt dhe Kaçanikut, janë ata që ju kanë bashkuar deputetëve të PDK-së dhe Aleancës në aksionin e sotëm para ndërtesës së qeverisë.
PDK-ja prej më shumë se dy javësh ka nisur këtë aksion para ndërtesës së Qeverisë duke kundërshtuar vazhdimin e ushtrimit të detyrës nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe duke kërkuar funksionalizimin e institucioneve.
Këtij aksioni gjatë ditëve të ndryshme iu kanë bashkangjitur deputetë nga Aleanca, si dhe asamblistë, drejtorë e aktivistë të PDK-së nga komuna të ndryshme.


