Please enter at least 3 characters.

PDK dhe AKR bëjnë koalicion parazgjedhor në Mitrovicë

2021/09/hamza.jpg
18:"Foto: ELVIRBEHRAMI

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kanë arritur marrëveshje parazgjedhore për zgjedhje lokale në komunën e Mitrovicës.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka shkruar në Facebook se u bënë bashkë me AKR-në për t’iu shërbyer mitrovicasve me nder, dinjitet dhe përgjegjshmëri.

“I falënderoj strukturat drejtuese të AKR-së në Mitrovicë për besimin dhe mbështetjen që po më japin në garën për kryetar të Mitrovicës”, ka shkruar Hamza.

Kujtojmë se me Aleancën Kosova e Re, koalicion ka bërë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës në qytetin e Vushtrrisë dhe me Lëvizjen Vetëvendosje në Kamenicë, derisa me PDK-në kjo parti ka koalicion edhe në Dragash.