Pavarësia nuk e shkeli të drejtën ndërkombëtare
10 nga 15 gjykatës vlerësuan se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, 4 ishin kundër, ndërsa një prej gjykatësve abstenoi.
Owada ka deklaruar se nuk ekziston asnjë nen në ligjet ndërkombëtare që ndalon shpalljen e njëanshme të pavarësisë, prandaj, siç tha ai, shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Më tej gjykatësi Owada ka përmendur ecurinë e tërësishme të zhvillimeve politike në Kosovë, që kanë të bëjnë me vendosjen e misionit të OKB-së në Kosovë, vendosjen e KFOR-it, e të tjera.
Përveç tjerash, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vlerëson se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim as me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe as me Kornizën Kushtetuese të misionit të OKB-së në Kosovë. /Telegrafi/


