Please enter at least 3 characters.

Patrisi merr urimin e parë për ditëlindje nga Tiani (Foto)

2017/05/patris2-e1494957528101.jpg

Instrumentisti i njohur Patris Berisha ka dy javë që është bërë baba për herë të parë.

Ai dhe këngëtarja e njohur Tuna Sejdiu u bënë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Tian.

Sot (e martë) Patrisi feston ditëlindjen e tij, ndërsa me këtë rast ka marrë plot urime të përzemërta nga njerëzit që e rrethojnë.

Por, një urim vërtet të veçantë e ka marrë përmes një bluze në të cilën shkruheshin fjalët: "Urime ditëlindja babi. Të Dua".

E këtë bluzë, e dashura e tij Tuna ia kishte veshur të voglit Tian, duke i mundësuar kështu atij t'ia shpreh babait urimin e parë për ditëlindje përmes bluzës.

Pas këtij urimi Patrisi është ndjerë shumë i emocionuar dhe bashkë me Tunën, kanë vendosur ta ndajnë këtë imazh me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale. /Telegrafi/