Please enter at least 3 characters.

Patrice Evra tregon se e kishte refuzuar Realin për të qëndruar te Unitedi

2019/05/PatriceEvra-2.jpg
223:"MARSEILLE, FRANCE - JULY 07: Patrice Evra of France signals during the UEFA EURO semi final match between Germany and France at Stade Velodrome on July 7, 2016 in Marseille, France. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)
12:"Getty Images

Patrice Evra ka treguar se gjatë karrierës së tij kishte marrë ofertë nga Real Madridi, por e kishte refuzuar për të qëndruar me Manchester Unitedin.

Francezi ka thënë se në vitin 2008, i kishte thënë 'jo' kalimit te Los Blancos dhe e kishte rinovuar kontratën me Djajtë e Kuq.

Patrice Evra (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

"Kur e fituan Ligën e Kampionëve në vitin 2008, isha në fund të kontratës time dhe Real Madridi erdhi si një mundësi e madhe dhe me më shumë para - e mendova largimin".

"Bisedova me trajnerin dhe më tha se do të ma rinovonin kontratën. Asokohe më tha: ' Do të japim të njëjtën pagë sikurse Gary Neville!' Unë i thashë: 'Trajner, unë kam respekt për Gaz, ai është kapiteni ynë, por unë jam Patrice Evra'".

"Duhet të bësh përpjekje. Në fund e nënshkrova kontratën e re. Agjenti im ishte shumë i sinqertë me mua. Më tregoi për sfidën, por e dinte se ADN-ja ime ishte Manchester Unitedi", ka thënë Evra për Sky Sports. /Telegrafi/