Please enter at least 3 characters.

Pasuria e Trumpit është zvogëluar për 800 milionë dollarë

2016/09/090915-Soccer-Donald-Trump-PI-CH.vresize.1200.675.high_.97.jpg

Revista amerikane e biznesit Forbes tha se pasuria e kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është zvogëluar.

Forbes vlerësoi se pasuria e tij ka rënë për 800 milionë dollarë qysh në vitin 2015.

Sipas revistës, manjati i patundshmërisë aktualisht ka pasuri në vlerë neto prej 3.7 miliardë dollarësh, njofton Rel.

Forbes, e cila ka vlerësuar pasurinë e Trumpit për më shumë se tri dekada, tha se rënia ka kryesisht të bëjë me “zbutjen” e tregut të pronës në Nju Jork. /Telegrafi/