Please enter at least 3 characters.

Pasuria e Oprah Winfrey është tre miliardë dollarë

2018/12/OprahWinfrey-1-e1546186170213.jpg
178:"NEW YORK, NY - JUNE 04: Oprah Winfrey speaks onstage during the 2018 CFDA Fashion Awards at Brooklyn Museum on June 4, 2018 in New York City. (Photo by Theo Wargo/Getty Images)
12:"Getty Images

Sipas të dhënave të revistës prestigjioze, Forbes, pasuria e Oprah Winfreyt arrin deri në tre miliardë dollarë amerikanë (2.62 miliardë euro).

Njëra prej prezantueseve më të njohura televizive e shpenzon pasurinë e saj duke blerë patundshmëri anekënd botës.

Oprah Winfrey (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Po ashtu, ajo udhëton vazhdimisht me aeroplanin e saj privat, shkon në pushime me miqtë dhe stafin me të cilin punon.

Investimet e Oprah janë edhe në kompanitë mjekësore dhe ato që merren me produkte të shëndetshme.

Oprah Winfrey (Foto: David Livingston/Getty Images/Guliver)

Pos shpenzimeve vetanake, 64-vjeçarja dhuron shuma të mëdha parash për fushata të ndryshme bamirëse, bën të ditur Business Insider.

Winfrey ka pasur lidhje të shumta gjatë jetës së saj, mirëpo ka vendosur që të mos ketë fëmijë.

Stedman Graham është partneri i saj i fundit, me të cilin është në lidhje që nga viti 1986, ndërsa martesa nuk ka ndodhur asnjëherë. /Telegrafi/