Please enter at least 3 characters.

Pasuria e Izet Mexhitit - posedon shtëpi 150 mijë euro në Çair dhe një makinë "Peugeot"

2024/10/Untitled-design-7.jpg

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) e ka publikuar pasurinë e Izet Mexhitit si zv.kryeministër i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Mexhiti nuk ka paraqitur shumë pasuri në listën anketuese, ndërsa ajo që posedon është si më poshtë:

Pasuri e paluajtshme:

- shtëpi në emër të prindërve në Çair, me vlerë prej 9.200.000 denarë (149.338 euro).

Pasuri e luajtshme:

- makinë Peugeot në emër personal, me vlerë 1.359.000 denarë (22.059 euro).

Të dhëna për llogari bankare dhe depozita në vend:

- një xhirrollogari në emër personal për marrje të rrogës