Please enter at least 3 characters.

Pasi u bë baba për herë të parë, Ledri ndan sekuenca nga kënga e re

2020/12/ledrivula_121965191369867650787279948157023965692942n-e1608416344963.jpg

Rep-artisti i njohur, Ledri Vula, ditë më parë kumtoi lajmin se u bë baba për herë të parë.

Një numër i madh i lajmeve dhe komenteve vërshuan, duke uruar reperin për lindjen e vajzë, Poem Blu.

Në ndërkohë, një postim nga ana e tij në rrjetin social Instagram, është pëlqyer në masë të madhe nga fansat.

Kjo për të vetmen arsye se reperi ka zbuluar sekuenca nga kënga e re, për të cilën nuk i dihet kur do të lansohet.

“I need you”, ka shkruar ai në përshkrim, që në shqip do të thotë ‘Kam nevojë për ty’.

Kurse ditë më parë artisti i njohur lansoi këngën “Si baba”, që i dedikohej vajzës së saj. /Telegrafi/