Pasi nuk u ftua në dasmën e Ramosit, Ronaldo u nis me familjen për pushime
367:"LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 12: Cristiano Ronaldo, his girlfriend Georgina Rodríguez and son Cristiano Ronaldo Jr. watch on during the singles round robin match between Novak Djokovic of Serbia and John Isner of The United States during Day Two of the Nitto ATP Finals at The O2 Arena on November 12, 2018 in London, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
Pilar Rubio dhe Sergio Ramos (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
16/06/2019
Cristiano Ronaldo e ka dërguar familjen e tij për pushime në Greqi, pasi nuk mori ftesë nga Sergio Ramos për të qenë i pranishëm në dasmën e tij.
Dy futbollistët kanë luajtur bashkë për nëntë vite te Real Madridi, ndërsa mbrojtësi spanjoll nuk e ftoi në martesën e tij më prezantuesen televizive, Pilar Rubio.
Dhe derisa shumë prej miqve të tij dhe ish-bashkëlojtarëve ishin prezentë në dasmën e Ramosit në Sevilla, 34-vjeçari vendosi të niset për pushime.
Të gjithë të veshur për të lënë përshtypje në dasmën e Sergio Ramos, ku nuk u ftua Cristiano Ronaldo
Ronaldo së bashku me partneren Georgina Rodriguez dhe katër fëmijët e tij u nisën për pushime me aeroplanin e tyre privat nga Madridi.
E dashura e futbollistit i ka mbajtur të informuar fansat e saj përmes imazheve të publikuara në Instagram. /Telegrafi/


