Please enter at least 3 characters.

Pas zyrtarizimit të Ibras, Piatek do të largohet në janar nga Milani

2019/12/GettyImages-1188810799.jpg
227:"MILAN, ITALY - DECEMBER 15: Krzysztof Piatek of AC Milan looks on during the Serie A match between AC Milan and US Sassuolo at Stadio Giuseppe Meazza on December 15, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Zlatan Ibrahimovic është rikthyer te Milani pas aventurës së fundit në MLS te Los Angeles Galaxy.

Sulmuesi suedez ka nënshkruar kontratë gjashtë mujore me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Por tani pas rikthimit të suedezit në skuadër, Milani ka vendosur që ta largojë në huazim gjashtë mujor sulmuesin polak Krzystof Piatek.

Gjashtë është numri i skuadrave që kanë shprehur interesim për ta afruar polakun gjatë afatit kalimtar të janarit.

Krzysztof Piatek. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Borussia Dortmund dhe RB Leipzig kërkojnë transferimin e përhershëm të tij në Bundesliga.

Në anën tjetër Carlo Ancelotti gjithashtu ka shprehur interesim për ta marrë polakun në Everton.

Tri opsionet tjera për 24-vjeçarin janë brenda Italisë ku ai po kërkohet nga Fiorentina, Napoli dhe Sampdoria.

Megjithatë Milan synon vetëm huazimin e lojtarit pasi besojnë në aftësitë e tij. /Telegrafi/