Please enter at least 3 characters.

Pas vdekjes së Princit Filip, kush do të trashëgojë titullin Duka i Edinburgut?

2021/04/edward-philip-t.jpg
298:"LONDON - JULY 10: Prince Edward, Earl of Wessex and Prince Philp, Duke of Edinburgh watch the flypast over the Mall of British and US World War II aircraft from the balcony of Buckingham Palace on National Commemoration Day, July 10, 2005, in London, England. (Photo by Anwar Hussein/Getty Images)
12:"Getty Images

Titulli i Princit Filip pas vdekjes së tij përfundimisht do t’i kalojë djalit të vogël, Princit Edward.

Duka i Edinburgut vdiq më 9 prill në moshën 99 vjeçare.

“Kur Princi Edward u martua, ai nuk u bë një dukë mbretëror si princat e tjerë, të tillë si Princi Harry apo Andrew”, ka thënë për Fox News Nick Bullen. "Edward nuk u bë dukë gjatë martesës sepse si mbretëresha ashtu edhe Princi Filip donin që Edward të bëhej Duka i Edinburgut me vdekjen e Filip. Besoj se do të ndodhë”.

Princi Filip dhe Princi Edward (Foto: Getty Images)

Princi Edward, 57 vjeçar, u martua me Sophie në vitin 1999. Ata kanë dy fëmijë së bashku: Lady Louise Windsor dhe James, Viscount.

Princi i Uellsit, 72 vjeç, ndërkohë është i dyti në radhë për fronin.

Raportohet se ka disa protokolle që duhet të adresohen para se Edward të trashëgojë përfundimisht titullin e lakmuar.

Princi Filip (Foto: Adrian Dennis/Pool via AP, File)

Sophie gjithashtu përfundimisht do të bëhet Dukesha e Edinburgut, një titull që u mbajt nga mbretëresha, 94 vjeçare.

Filip ka lënë pas mbretëreshën dhe katër fëmijët e tyre: Princin Charles, Princeshën Anne, Princin Andreë dhe Edward - si dhe tetë nipërit e mbesat dhe dhjetë stërnipërit. /Telegrafi/