Please enter at least 3 characters.

Pas takimit me Rita Orën, Adriana Lima ka disa fjalë të mira edhe për këngëtaren shqiptare (Foto)

2017/12/adrianalima_24845393_374249506354778_6233913600126222336_n-e1512668700730.jpg

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar. 

Ajo u bë temë e nxehtë e mediave rozë me disa imazhe në krah të Conor McGregor, të cilat u komentuan shumë gjatë në Britani të Madhe.

Por, së fundi këngëtarja jonë ishte në një sfilatë të modës të organizuar prej "Victoria's Angels", ku është takuar me modelen e fashme, Adriana Lima.

Por, pos me bukuroshen 36-vjerçare braziliane, Rita është takuar edhe me këngëtarin amerikano-latin, Ricky Martin.

Pas këtij takimi, Lima ka shkruar disa rreshta në rrjetet sociale që i ka kushtuar Orës, ku tregon se është fanse e saj.

“I takova këta shpirtra të bukur mbrëmë. Ishte shumë speciale të takoja këta dy muzikantë të talentuar, fanse e të cilëve jam unë dhe ta ndjeje se sa origjinalë, të sinqertë dhe zemra të bukura kanë. Ishte nder i madh q mu dha mundësia t’iu takoja”, ka shkruar Lima në Instagram.

Ndryshe, Rita është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t'i publikon gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/