Please enter at least 3 characters.

Pas rizgjedhjes në krye të LDK-së, flet Isa Mustafa

2019/08/68241211_3452652201427030_6560527162699415552_n.jpg
14:"Ridvan Slivova

Isa Mustafa, është deklaruar për herë të parë pas rizgjedhjes së tij në krye të LDK-së.

“Në LDK demokracia është më e rëndë se sa në partitë tjera. Ne harmonizojmë shumë kërkesa, dëgjojmë shumë vërejtje dhe sugjerime dhe zhvillojmë procese demokratike. Unë mendoj që që qëllimi i këtij procesi ka qenë ta forcojmë LDK-në dhe të përfshijmë sa më shumë persona të ri dhe të hapim perspektivë për të ardhmen në mënyrë që LDK të jetë e para”, ka thënë Mustafa në një konferencë për media, transmeton Telegrafi.

Mustafa u ka bërë thirrje të gjitha partive politike që në zgjedhjet e parakohshme të hyjnë të vetme.

Në fund, ai ka konsideruar se vendi ka nevojë për një qeverisje të LDK-së.

Isa Mustafa do të jetë edhe për një mandat në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai është votuar me aklamacion nga 355 delegatët e pranishëm në Kuvendin e sotëm Zgjedhor duke qenë kandidati i vetëm dhe konsensual për të udhëhequr me këtë parti./Telegrafi/