Please enter at least 3 characters.

Pas reklamave Kadri Veseli sprovon vetën edhe në aktrim, këtë të dielë në "O Sa Mirë" (Video)

2017/03/kadrii.jpg

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së Kadri Veseli ka befasuar opinionin këtë vit me paraqitjen e tij në disa reklama.

Larg politikës dhe poltronit të Parlamentit të Kuvendit të Kosovës, kryetari u shfaq fillimisht në një reklamë me fëmijë kushtuar Epopesë së UÇK-së, gjersa më pas erdhi me një tjetër video, kësaj radhe bëhej fjalë për një reklamë dedikuar festës së 8 marsit.

Por këtu nuk mbaroi gjithçka, pasi Kadri Veseli këtë herë do ta sprovojë veten edhe në aktrim, duke u bërë pjesë e episodit të 101-të serialit "O Sa Mirë".

Ai ka qenë i ftuari i radhës nga seriali më i famshëm i momentit, teksa në promon e publikuar Veseli shihet teksa futet në klasë dhe mirëpritet nga 'Hakiu', drenicasi i "O Sa Mirë", i cili njihet për mbështetjen e PDK-së brenda rolit të tij në serial. /Telegrafi/