Please enter at least 3 characters.

Pas ndarjes nga Zayn Malik, Gigi Hadid flirton me Lewis Hamiltonin

2018/03/HamiltonHadid-e1521390192298.jpg
292:"VENICE, CA - FEBRUARY 08: (L-R) Formula One racing driver Lewis Hamilton, fashion designer Tommy Hilfiger and model Gigi Hadid attend the TommyLand Tommy Hilfiger Spring 2017 Fashion Show on February 8, 2017 in Venice, California. (Photo by Christopher Polk/Getty Images for Tommy Hilfiger)
31:"Getty Images for Tommy Hilfiger

Kanë kaluar vetëm disa ditë prej se Gigi Hadid i dha fund lidhjes dyvjeçare me Zayn Malik, ndërsa bukuroshja nuk ka pritur shumë për lidhjen e re.

Modelja e Victoria’s Secret thuhet se është duke flirtuar me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton.

(Foto: Getty Images)

Dyshja kanë bërë një reklamë të përbashkët për Tommy Hilfiger, ndërsa sipas The Mirror, ata janë duke u afruar gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin.

"Ata kanë një lidhje të madhe", ka thënë një burim për gazetën britanike.

(Foto: Getty Images)

Kjo nuk është hera e parë që Gigi lidhet me kampionin e Formula 1, pasi ishte spekuluar për një lidhje me të edhe në vitin 2015, kur u nda nga Cody Simpson.

Mirëpo, nëse thashethemet rezultojnë të vërteta, atëherë 22-vjeçarja nuk do t'i ketë punët shumë mirë me shoqet e saja.

(Foto: Getty Images)

Hamilton në të kaluarën ka qenë në lidhje me shoqen më të mirë të Hadid, modelen Kendall Jenner, po ashtu edhe me modelen tjetër, Winnie Harlow dhe këngëtaren Rihanna.

Njëherësh, britaniku i famshëm ishte fotografuar edhe me motrën e Gigit, Bella Hadid, në një jaht në Monako. /Telegrafi/