Please enter at least 3 characters.

Pas Manajt skuadra e Interit kërkon edhe një shqiptar

2016/10/sakaj-1.jpg

Pas Rey Manajt, Inter është gati të “rrëmbejë” një tjetër talent shqiptar.

Bëhet fjalë për Fabio Sakajn, i cili luan me Modenan në ligën e tretë italiane.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori sportiv i Modenas, Luigi Pavarese, që deklaroi që për momentin gjithçka është pezulluar pasi mesfushori është i dëmtuar.

“Për momentin gjithçka është ndalur, pasi Sakaj është i lënduar. Të shohim ç’do të ndodhë mandej”.

“Interi ka plot lojtarë premtues dhe shpresoj që në një të ardhme të afërt të ndërtojmë një marrëdhënie të mirë, edhe pse në afatin e verës nuk patëm kontakte apo tratativa”, u shpreh Pavarese për portalin “Fcinternews.it”.