Please enter at least 3 characters.

Pas Macron, edhe kancelari Scholz refuzoi të bënte një test për COVID-19 nga rusët në Moskë

2022/02/21bb93b9db15911f968f105c2588b26c.jpg

Kancelari gjerman Olaf Scholz refuzoi të bënte një test PCR nga rusët pas mbërritjes në Moskë. Presidenti francez Emmanuel Macron bëri të njëjtën gjë javën e kaluar.

Kështu, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një mjek nga ambasada gjermane në Moskë do t'i kryejë një test coronavirus Olaf Scholzit pas mbërritjes së tij në Rusi, tha një burim i qeverisë gjermane përpara një takimi midis kancelarit gjerman dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Testi PCR do të kryhet në një aeroplan që u ul në Moskë, tha burimi, duke shtuar se zyra i ofroi Rusisë mundësinë për të dërguar dikë për të vëzhguar procedurën.

Scholz u nis për në Moskë të martën për të qetësuar tensionet midis Ukrainës dhe Rusisë.

Partneri më i madh tregtar i Rusisë në Evropë paralajmëron për sanksione të gjera nëse Rusia sulmon Ukrainën.

Presidenti francez Emmanuel Macron gjithashtu hodhi poshtë kërkesën e Kremlinit javën e kaluar për të bërë një test për Covid-19 kur mbërriti në Moskë për t'u takuar me Putinin.

Një burim i Reuters pretendon se kjo i pengoi rusët të merrnin ADN-në e Macron.

Si rezultat, udhëheqësi francez u mbajt larg liderit rus gjatë bisedimeve të gjata për krizën ukrainase. /Telegrafi/