Please enter at least 3 characters.

Pas kërkesës së bashkëshortes, George Clooney nxjerr në shitje motoçikletën Harley Davidson

2018/08/g.jpg
259:"HOLLYWOOD, CA - JUNE 07: Honoree George Clooney (L) and Amal Clooney attend the American Film Institute's 46th Life Achievement Award Gala Tribute to George Clooney at Dolby Theatre on June 7, 2018 in Hollywood, California. (Photo by Rich Fury/Getty Images)
12:"Getty Images

Amal ishte frikësuar shumë pas një aksidenti me veturë që kishte ndodhur në korrik në Itali.

Kjo ka shtyrë bashkëshortin e britanikes, George Clooneyn ta nxjerr në shitje motoçikletën, Harley Davidson dhe paratë e fituar do të shkojnë për një organizatë jofitimprurëse që ndihmon veteranët amerikanë.

Siç raportojnë mediat botërore, aktori shpesh bën punën e gjyqësorit në shtëpi duke vendosur edhe për jetën e avokates.

George dhe Amal Clooney (Foto: Getty Images)

Zeshkania ishte përplasur me veturën Mercedes në shtetin italian, me ç'rast kishte përfunduar në spital si pasojë e plagëve të lehta.

Motoçikleta aktualisht është gjëja më e shtrenjtë në ankand, ku gjithashtu mund të blihen edhe atlete të nënshkruar nga Ellen DeGeneres.

Së bashku me motorin, fansat e "Game of Thrones" do të jenë në gjendje të jenë pronar të një bilete VIP për premierën e sezonit të tetë.

Ndryshe, theksojmë se çmimi fillestar i motorit kap shifrat e 25 mijë dollarëve. /Telegrafi/