Please enter at least 3 characters.

Pas Instagramit, Dua Lipa fshin të gjitha postimet e saj edhe nga Twitter

2019/10/Duja6-e1571257012970.jpg
240:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 21: *** EDITORIAL USE ONLY IN RELATION TO THE BRIT AWARDS 2018*** Singer Dua Lipa attends The BRIT Awards 2018 held at The O2 Arena on February 21, 2018 in London, England. (Photo by John Phillips/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, ditë më parë shokoi fansat e saj kur vendosi që të fshijë të gjitha fotografitë dhe videot e publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Në këtë rrjet social, ku ajo tashmë ndiqet nga jo më pak se 35 milionë fansa, llogaria e saj është komplet e zbrazët.

E duket se njëlloj, Lipa ka vendosur të veprojë edhe me llogarinë e saj në Twitter, ku ajo numëron aktualisht mbi 3.49 milionë ndjekës.

Po të shohësh me vëmendje në Twitterin e këngëtares, vëren se të gjitha statuset e bëra më parëm, nuk janë më aty!

E gjitha kjo mendohet se ka të bëjë me albumin e dytë të këngëtares, i cili pritet të dalë në treg këtë vit.

Dua bëri të ditur se albumi i saj i ri do të jetë një "epokë e re" në karrierën e saj, ndaj dhe mesa duket epoka e re për të ka filluar që nga postimet e reja që ajo tani e tutje do të bëjë në rrjetet sociale.

Të vetmet gjurmë të artistes Lipa mbeten vetëm ato të publikuara në Facebook - pasi llogaria e saj në këtë rrjet social nuk është prekur, duke e mbetur e njëjta me postime, ashtu siç ka qenë. /Telegrafi/