Please enter at least 3 characters.

Pas Ibras e Pjanic, Unitedi i gatshëm të blejë ‘bishën’ pak të njohur 40 milionëshe në mbrojtje

2016/06/2F59024700000578-3358487-image-a-22_1450040557413.jpg
5:"© AP

Manchester Unitedi edhe pse nuk ka bërë ende ndonjë blerje, emri i skuadrës angleze ka qenë i lidhur me shumë transferime të mëdha.

Besohet se Djajtë e Kuq kanë siguruar shërbimet e Zlatan Ibrahimovic, ndërsa do të provojnë edhe për Miralem Pjanic.

Por, sipas AS, blerja e parë e Unitedit në mbrojtje do të jetë Eric Bailly.

Bailly është qendërmbrojtës i Villarrealit dhe ka një klauzolë 40 milionë euro. Besohet se palët janë takuar dhe së shpejti mund të vijë edhe zyrtarizimi.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

22-vjeçari konsiderohet një ndër mbrojtësit më të mirë në La Liga dhe nofka e tij është ‘bisha’. /Telegrafi/