Pas Eurovisionit, Eugent Bushpepa dhe Ermal Meta do të performojnë në Tiranë
Të shtunën mbrëma në skenën e Altice Arena u ngjitën tre shqiptarë, Eugent Bushpepa, Ermal Meta dhe Eleni Foureira.
Genti e përfaqësoi Shqipërinë me këngën "Mall" dhe pas votave të jurisë dhe publikut zuri vendin e 11-të në renditjen e përgjithshme.
Ermali dhe kolegu i tij, Fabrizio Moro, e përfaqësuan Italinë me këngën "Non Mi Avete Fatto Niente" duke arritur të renditeshin në vend të pestë.
Ndërkohë që përfaqësuesja e Qipros, Eleni, ishte shumë pranë të triumfonte, por në fund fitorja shkoi për Izraelin, kurse ajo u desh të kënaqej me vendin e dytë.
Pas suksesit të arritur në skenën ndërkombëtare, Meta dhe Bushpepa do të performojnë para publikut shqiptar në Tiranë.
Ka kohë që Bashkia e kryeqytetit të Shqipërisë dhe kryebashkiaku Erion Veliaj e kanë konfirmuar performancën e tyre.
Ndërsa edhe pata finales së Eurovisionit, Veliaj u kishte uruar sukses dy këngëtarëve dhe kishte thënë se mezi priste t'i shihte në Tiranë.
"Mezi pres performancën tuaj në datë 1 qershor në sheshin Skënderbej. Ju presim", ka shkruar kreu i Tiranës. /Telegrafi/


