Pas erës së fuqishme në Shkup, çatitë e banesave përfunduan në rrugë
27/02/2020
Pas erë së fortë që mbrëmë e kaploi Shkupi, çatitë e disa banesave kanë përfunduar në bulevardin "Aradhat Partizane" në Karposh 4.
Fillimisht ka rënë një çati, ndërsa më pas janë shkatërruar edhe çatitë e banesave fqinje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në momentin kur kanë rënë çatitë nga era e fuqishme, në rrugë ka pasur të punësuar të Higjienës Komunale, të cilët me kohë u larguan dhe nuk u lënduan.
Bulevardi "Aradhat Partizane" është bllokuar, ndërsa ekipet kanë filluar të largojnë mbetjet që i shkaktoi era./Telegrafi/


