Please enter at least 3 characters.

Pas dy orëve të mundimshme, dorëzohet peshku ton - me peshë dhe përmasa gjigante (Foto)

2017/09/Pas-dy-orëve-të-mundimshme-nxoren-peshkun-ton-me-peshe-dhe-permasa-gjigante-foto.jpg
29:"© Andrew Alsop - Media Wales

Andrew Alson që po peshkonte në brigjet e Celtic Deep të Walesit, ka kapur tonin e rëndë 228 kilogramë, pas dy orësh tërheqjeje.

Peshkatari 49-vjeçar, së bashku me pesë anëtarë të ekuipazhit, kanë pasur shumë vështirësi derisa e ka nxjerr 2.3 metra të gjatë, transmeton Telegrafi.

Peshku me përmasa të mëdha

Me të rënë në grep, gjallesa që peshon tri herë më shumë se peshkatari, e ka tërhequr barkën mbi katër kilometra, derisa peshkatarët ia dolën ta kapin si duhet.

Me përmasa gjigante, ky besohet të jetë peshku më i madh që është kapur ndonjëherë në bregdetin e Walesit. /Telegrafi/