Please enter at least 3 characters.

Pas aksidentit me "Çënarin", flet Almeda Abazi: Falë Zotit, jemi mirë

2018/04/s-e1524086828410.jpg

Çifti i njohur turk Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman natën e kaluar u përballën me një aksident rrugor, nga ku pësuan dëme materiale në veturën e tyre.

Për fat të mirë, dyshja shpëtuan pa lëndime, ndërsa këtë gjë e konfirmuan edhe përmes rrjeteve sociale.

Ka qenë bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi, ajo e cila së fundmi ka publikuar një ‘selfie’ në InstaStory, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar se ajo dhe Tolgahan janë shëndosh e mirë.

“Faleminderit për mesazhet e bukura , shyqyr Zotit jemi mirë, kudo ndodhin aksidente qofshin dëme materiale, e jo njerëzore”, ka shkruar Abazi.

E njëjta, javëve të fundit është e angazhuar me modelimin e spektaklit “Dancing with the stars Albania”. /Telegrafi/