Parashikimi i motit për fundjavë, kujdes nga rrezet UV
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se për të shtunën parashihet të mbajë mot me diel dhe vranësira të pakta.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3m/s.
Ndërkaq, për të dielën IHK njofton se do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.
IHK njofton se indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi edhe për ditët e ardhshme. /Telegrafi/


