Parashikimi i motit në Shqipëri
05/07/2025
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të shtunën do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.
SHMU njofton se moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa përgjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash të pakta deri mesatare kryesisht në relievet malore të vendit.
Era me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 5-7 m/s.
Deti - Valëzimi 1-2 ballë. /Telegrafi/


