Please enter at least 3 characters.

Parashikimi i motit në Shqipëri

2023/08/Ksamil-Beach-On-The-Adriatic-Coast-Of-Albania-Balkan-Peninsula-Southern-Europe-e1691593526212.jpg

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit të masave ajrore të ngrohta dhe të thata jugore.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët me kohëzgjatje të orëve me diell si dhe nuk do të mungojnë vrenësirat e pakta kalimtare të larta transparente në orët e mesditës. Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 8 -10m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen 9 në 29 gradë Celsius. /Telegrafi/