Please enter at least 3 characters.

Parashikimi i motit, gjatë dy ditëve të vikendit

2019/02/moti-1-e1550259110935.jpg

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë dy ditëve të vikendit, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të lartë atmosferik, dukshëm mbi vlerat e normales.

Siç thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi, në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Telegrafi/