Please enter at least 3 characters.

Parashikim: Milan - Arsenal

2018/03/Gattuso-Bonucci.jpg
313:"MILAN, ITALY - DECEMBER 27: AC Milan coach Ivan Gennaro Gattuso (C) celebrates the victory with Leonardo Bonucci and Davide Calabria (R) at the end of the TIM Cup match between AC Milan and FC Internazionale at Stadio Giuseppe Meazza on December 27, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Është një tjetër përballje italo-angleze në futbollin evropian këtë edicion, është më e madhja e përballjeve të këtij edicioni, në një garë më të vogël, por me të njëjtën madhështi. Vendi:San Siro, MilanoKoha:8 mars, e enjte - 19:00h

Lajmet rreth ekipeveMilani Derbi della Madonnina u shtye të dielën për shkak të vdekjes tragjike të Davide Astorit dhe Rossonerët janë të pushuar për duelin.
Gattuso nuk ka ndonjë brengë me lëndime dhe mund të vë skuadrën e tij më të mirë në fushë.

lexo po astu

Arsenali Welbeck do të udhëheqë sulmin e Arsenalit pasi Lacazette dhe Aubameyang mungojnë në këtë ndeshje.
Ramsey kthehet në formacion pasi u pushua në fundjavë, kurse Monreal mbetet në dyshim.
Bellerin mungon për shkak të një lëndimi në gju, kurse Calum Chambers do të mbajë vendin e tij në krahun e djathtë.
Europa League është mundësia e vetme e mbetur për Arsenalin për t'u kualifikuar për Ligën e Kampionëve kështu që do të shohim formacionin më të mirë të mundshëm.

     Top lojtarët

Fakte

Milani është i pamopshtur në 20 nga 21 ndeshjet e fundit në Europa League.

Janë shënuar së paku tri gola në tri ndeshjet e fundit të Arsenalit në Europa League.

Analiza

Milani është i pamposhtur në 13 ndeshjet e fundit dhe nuk ka pranuar gol në gjashtë sfidat e fundit. Vërtet statistika impresive nën drejtimin e Gattusos që do të kërkojë viktimën e tij të parë të madhe - e që është Arsenali.

Gjërat po shkojnë nga keq në më keq për Arsenalin për momentin. Humbaj në Brighton do të thotë se janë humbur pesë nga gjashtë ndeshjet e fundti prej tetë të tillave në vitin 2018. Fitimi i Europa League është mundësia e vetme reale për Arsenalin që të sigurojë futboll në Ligën e Kampionëve.

Të gjithë po entuziazmohen për formën e madhe të Milanit, por kjo ndeshje do të jetë shumë më e vështirë se sa mendohet. Arsenali do të japë gjithçka dhe me shumë gjasë do të shohim një duel të barabartë, me rezultat të barabartë e me pak gola, pasi që vështirë është e besueshme që një ekip kaq i ri i Milanit të befasojë një skuadër mjaft solide si Arsenali që sigurisht se llogaritë e sfidës do të kërkojë t'i lë për ndeshjen kthyese në Emirates.

Parashikimi:Milan 1-1 Arsenal